Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, është një prej kandidatëve për ta drejtuar edicionin e ardhshëm skuadrën e Manchester Unitedit. Kështu ka raportuar të enjten “ESPN”.
Trajneri Erik ten Hag nuk e ka të sigurt qëndrimin pas këtij edicioni te skuadra e Unitedit.
Ka raportime se drejtuesit e klubit anglez nuk janë të kënaqur me rezultatet e ekipit të tyre nën drejtimin e trajnerit holandez.
Unitedit i rrezikohet paraqitja në garat evropiane për edicionin e ardhshëm, pasi aktualisht zë vendin e gjashtë me 44 pikë.