Seleksionuesit të Anglisë, Gareth Southgate, i është thënë se pozita e tij është e sigurt edhe nëse humb çdo ndeshje në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.
Southgate pati një cikël eliminator të suksesshëm me Anglinë. Anglia gjendet në një grup në botëror me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Martin Glenn, ka thënë se Southgate do të mbetet në krye të përfaqësueses për disa turne të ardhshëm. "Ne kemi një plan afatgjatë.
Keni mundur të shihni disa fryte të kësaj", ka thënë Glenn, përcjell BBC. "Kupa e Botës është vërtet e rëndësishme për zhvillimin. Ne shkojmë atje duke dashur të fitojmë, por do të jemi edhe realistë. Askush nuk dëshiron të ketë një botëror të keq, por jemi të bindur se kemi njeriun e duhur që do të na udhëheqë në disa turne të ardhshëm".
Southgate, 47-vjeçar, vitin e kaluar firmosi kontratë katërvjeçare me Federatën angleze për të drejtuar përfaqësuesen.