Southamptoni ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Lecces dhe Danimarkës, Morten Hjulmand.
Skuadra e elitës së futbollit anglez është e gatshme të shpenzojë 11 milionë euro për 23-vjeçarin.
Lecce e transferoi Hjulmandin nga Admira austriake për vetëm 170 mijë euro në janar të vitit 2021.
Ai ka kontribuuar me katër asistime në 17 paraqitje në Serie A dhe në Kupën e Italisë.
Kontrata e tij me Leccen skadon në qershor të vitit 2024, teksa e ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Artikuj të ngjashëm