Juventusi ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e talentit të Lecces, Morten Hjulmand.
“Calciomercato” ka shkruar të shtunën se “Zonja e vjetër” tani hyn në garë bashkë me Romën dhe Napolin për 23-vjeçarin nga Danimarka.
Mesfushori danez ka impresionuar me paraqitje për skuadrën e Lecces qëkur u transferua nga Admira Wacker në janar të vitit 2021, për vetëm 170 mijë euro.
Ai ka realizuar katër asistime në 23 paraqitje në Serie A për Leccen, që në janar kishte refuzuar ofertën e Southamptonit prej 13 milionë eurosh për të.
Artikuj të ngjashëm