Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv të Lecces, danezin Morten Hjulmand, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”. 23-vjeçari po shihet si përforcim i rëndësishëm te Roma për sezonin e ardhshëm, pasi trajneri Jose Mourinho po e kërkon me ngulm transferimin e tij. 23-vjeçari është kapiten i Lecces dhe njëri prej lojtarëve më të mirë në ekip këtë sezon.
Në 23 paraqitje në të gjitha garat, Hjulmand ka regjistruar edhe 5 asistime për Leccen. Danezi te Lecce u transferua në vitin 2021 nga Admira Wacker për 700 mijë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deir në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Për ta lënë të lirë në fund të këtij sezoni, Lecce po kërkon 20 milionë euro, ndërsa krahas Romës interesim për Hjulmandin kanë shfaqur edhe Atalanta e Tottenhami.