Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kërkon lojtarin që ka Arsenalin tatuazh

Tottenhami ka dërguar skautë për të parë Morten Hjulmandin e Sportingut të Lisbonës.

Sipas raportimeve, Tottenhamit nuk i pengon që mesfushori 24-vjeçar e ka stemën e Arsenalit tatuazh në krahun e majtë.

Skautët e Arsenalit, sipas “The Sun”, ishin të pranishëm në ndeshjen që Sportingu e fitoi ndaj Benficas 2:1 të enjten e kaluar.

Danezi 24-vjeçar me Sportingun ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Ai në 36 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë.

Pjesë e Sportingut është prej verës së viti të kaluar. Ishte transferuar nga skuadra e Lecces.