Skuadra nga Prermier League, Southamptoni ka kompletuar transferimin e sulmuesit të krahut, kroatit Mislav Orshiq.
Orshiq është prezantuar të premten tek ekipi anglez, me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.
30-vjeçari është përforcimi i parë i Southamptonit në afatin kalimtar të janarit, ndërsa i është bashkuar nga Dinamo e Zagrebit.
Orshiq ishte edhe pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës “Katari 2022” që përfundoi e treta. Orshiq prej vitit 2018 ka qenë pjesë e Dinamo Zagrebit, ku ka shënuar 91 gola në 216 paraqitje në të gjitha garat.