Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli transferon kroatin Bashiq

Lovre Bashiq

Klubi i basketbollit Ylli ka njoftuar të mërkurën për transferimin e basketbollistit kroat, Lovre Bashiq.

Bashiq luan në pozitën e organizatorit të lojës, ndërsa është vlerësuar përforcim i madh nga skuadra suharekase.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lovre Bashiq i bashkohet Golden Eagle Yllit për sezonin 2025/2026, me misionin e vetëm që në vitin jubilar të 50-vjetorit të klubit, të rikthejë skuadrën te sukseset”, ka shkruar Ylli të mërkurën.

Bashiq ka bërë karrierë edhe në Belgjikë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Hungari dhe Lituani.

Së fundmi ishte te KK Zabok në ligën kroate, ndërsa pati mesatare prej 10.8 pikëve e 4.6 asistimeve për ndeshje.