Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southamptoni interesohet për Strakoshën

Skuadra e Southamptonit edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Shqipërisë, Thomas Strakosha ka njoftuar të martën sajti italian “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Southamptoni tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Lazios, ekip me të cilin Strakosha ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

Portieri shqiptar tashmë është i vendosur për t’u larguar nga ekipi italian këtë verë dhe ka kohë që ka njoftuar klubin për vendimin e tij.

Te Southamptoni po e shohin Strakoshën si përforcim të duhur për portën sezonin e ardhshëm dhe për kartonin e tij, janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro.

Strakosha 26-vjeçar këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit nga Serie A prej vitit 2013.