Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southamptoni huazon Minaminon e Liverpoolit

Southamptoni ia ka huazuar Liverpoolit japonezin Takumi Minamino. Huazimi i tij ndodhi në minutat e fundit të afatit për transferime. Minamino do qëndrojë në Southampton për pjesën tjetër të sezonit.

26-vjeçare i ishte bashkuar Liverpoolit në janar të vitit të kaluar për 7.25 milionë euro nga Red Bull Salzburg. Ai në skuadrën e Jurgen Kloppit ka zhvilluar vetëm katër lojë.

“Takumi do të ndihmojë në sigurimin e një opsioni tjetër të mirë sulmues dhe është me rëndësi profili i duhur i lojtarit për ne”, ka thënë menaxheri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl.

Artikuj të ngjashëm