Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta dëshiron Minaminon

Atalanta është futur në garë për transferimin e mesfushorit të Liverpooli, Takumi Minamino.

“Football-Italia” raporton të hënën se skuadra italiane dëshiron transferimin e japonezit 27-vjeçar. Por garën për ta bindur futbollistin e klubit anglez po e udhëheq Monaco. Në Angli interesim për Minaminon ka shprehur edhe Leeds Unitedi. Ai me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 12 milionë euro. Sezonin e fundit shënoi dhjetë gola dhe asistoi një herë në 22 paraqitje në të gjitha garat.