Mesfushori Takumi Minamino pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, por jo edhe nga Premier League. “Daily Mail” ka shkruar të enjten se Minamino sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Leeds Unitedit.
Leedsi në parim ka arritur marrëveshje me mesfushorin japonez dhe është në negociata me Liverpoolin për transferimin e tij. Për kartonin e Minaminos thuhet se Leedsi ka ofruar 20 milionë euro.
Minamino, 27-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024. Ai shënoi dhjetë gola dhe asistoi një herë në 24 paraqitje përgjatë edicionit 2021/22.
Artikuj të ngjashëm