Mesfushori Takumi Minamino do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Monacos për edicionin e ri. “Sky Sports” të mërkurën ka konfirmuar se Monaco ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Minaminos, i cili do të zyrtarizohet së shpejti.
Për kartonin e japonezit, Monaco do t’i paguajë Liverpoolit 18 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. 27-vjeçari me ekipin francez do të firmosë kontratë katërvjeçare.
Minamino iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2020 nga Salzburgu dhe sezonin e fundit ka shënuar dhjetë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.