Takumi Minamino është larguar nga Liverpooli. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi anglez të martën. Sulmuesi japonez ka kaluar te Monaco në Ligue 1.
Liverpooli është pajtuar me skuadrën e Monacos për ta shitur japonezin.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur edhe ekipi francez.
Minamino me ekipin e Monacos do të firmosë për pesë vjet.
27-vjeçari ishte pjesë e Liverpoolit prej vitit 2020, por nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij.