Sportistët që prezantojnë Kosovën tashmë kanë nisur me gara ndërkombëtare.
Të hënën në Oberstdorf të Gjermanisë ka garuar Sophie Sorschag. Garuesja e kërcimeve me ski ishte e 44-ta prej 57 garuesve në kërcime me ski. Kaloi distancën prej 102 metra, ndërsa nuk kaloi në finale.
Sorschag është austriake, por para një viti ka vendosur të garojë për Kosovën. Vlerësohej me potencial të madh, por deri më tani ka pasur rezultate solide. Ajo është kthyer pas një lëndimi që e ka mbajtur jashtë garave për një kohë të gjatë. Sorschag tashmë i ka tetë gara për Kosovën.
Është hera e parë që Kosova garon në kërcime me ski.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova siguron një kampione botërore të kërcimeve me ski
-
KOK-u shpreson që Sorschag do të garojë sërish për Kosovën
-
Pos në kërcime me ski, austriakja Sorschag e përfaqësoi Kosovën edhe në garë të çiklizmit
-
A e la Kosova në “lloç” austriaken prej së cilës priste medalje olimpike
-
Sorschag debuton me Kosovën, kualifikohet në finalen e Kupës Botërore