Garuesja në kërcime me ski, austriakja Sophie Sorschag ka arritur të dielën në Kosovë, ndërsa të hënën merr dekretin për shtetësi të Kosovës. Sorschag në janar vendosi që të garoi për Kosovën, ndërsa pajisja me pasaportë të Kosovës është njëri prej kushteve që duhet të plotësohet.
Ajo shoqërohet nga trajneri, ndërsa është pritur në takim nga Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skijimit të Kosovës.
Sorschag me Austrinë kishte fituar titullin e botës në konkurrencë ekipore. Ndërkohë ka garuar edhe në Lojëra Olimpike. Sorschag prej edicionit të ardhshëm garues do të paraqitet për Kosovën. Vlerësohet me potencial për të fituar medalje në garat e mëdha të kërcimeve me ski.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërcyesja me ski, Sorschag, merr lejen për të garuar për Kosovën
-
Austriakja Sorschag, krenare që do ta përfaqësojë Kosovën
-
Sorschag ishte në kërkim të një vendi tjetër për ta përfaqësuar
-
KOK-u shpreson që Sorschag do të garojë sërish për Kosovën
-
Pos në kërcime me ski, austriakja Sorschag e përfaqësoi Kosovën edhe në garë të çiklizmit