Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sommer mund të mbetet te Gladbachu

Portieri Yann Sommer mund të mbetet te Borussia Moenchengladbachu.

33-vjeçari një gjë të tillë e ka konfirmuar për gazetën gjermane “Sport Bild” të mërkuren.

Kontrata e përfaqësuesit të Zvicrës skadon në vitin tjetër, por ai po e mendon të ardhmen e tij.

“Kam pasur kohë të mirë deri tani këtu dhe e vlerësoj këtë skuadër shumë. Jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Sommer, i cili është pjesë e Gladbachut tash e tetë vjet.

Sipas mediave gjermane, Nice dhe ish-trajneri i Gladbachut, Lucien Favre, kanë shprehur interesim për Sommerin.

Madje të martën mediumi francez “L’Equipe” ka shkruar se negociatat mes skuadrës franceze e gjermane kanë shënuar progres.

Artikuj të ngjashëm