Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, u ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’ua zgjasin kontratat pesë lojtarëve.
“The Sun” shkruan se Solskjaeri ka kërkuar kontrata të reja për Bruno Fernandesin, Marcus Rashfordin, Luke Shaë, Harry Maguiren dhe Paul Pogban.
Norvegjezi është i etur t’i shohë në skuadër edhe për shumë vjet lojtarët kryesor dhe për këtë ka kërkuar që t’u ofrohen kushte më të mira.
Fernandesit dhe Maguires kontrata u skadon në verën e vitit 2025, kurse Shaë dhe Rashford kanë kontratë me klubin anglez deri më 2023.
Derisa, Paul Pogbas marrëveshja me Unitedi i përfundon në verën e vitit 2022 dhe nëse nuk e vazhdon atë, mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Manchester Unitedi e ka nisur edicionin e ri në Premier League me fitore bindëse kundër Leeds Unitedi me rezultatin 5:1.