Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron më çdo kusht të përforcojë mbrojtjen në afatin kalimtar të verës.
Trajneri norvegjez është i vendosur për të gjetur një partner ideal për anglezin Harry Maguire, pasi nuk është i kënaqur me paraqitjet e Victor Lindelofit dhe Alex Taunzebes.
Të premten, mediat në Ishull kanë raportuar se klubi anglez është duke e monitoruar situatën e Raphael Varanes.
Mbrojtësi francez do të shitet gjatë kësaj vere nga klubi spanjoll, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Madje, klubi anglez është i gatshëm të dërgojë një ofertë mbi 60 milionë euro për transferimin e tij.