E ardhmja e Harry Maguire te Manchester United do të jetë nën një vëzhgim edhe më të madh gjatë verës me klubin që planifikon të nënshkruajë një qendërmbrojtës.
Maguire u pushua në takimin ndaj Watford me trajnerin Ralf Rangnick që vendosi të luajë me dyshen Raphael Varane dhe Victor Lindelof në qendër të mbrojtës,
Sipas mediave në Ishull mbrojtësi anglez mund të largohet në fund të sezonit pasi nuk është duke kaluar momente te mira te “Djajtë e Kuq”.
Maguire ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2025. Këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje duke shënuar dy gola.