Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaer vlerëson lart paraqitjen e Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka vlerësuar lart paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj skuadrës austriake LASK.

Unitedi të enjten fitoj 5:0 në Austri, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Evropës.

“Mund të thuhet që ishte paraqitje profesionale, por po ashtu një punë shumë e mirë nga skuadra. Nuk ishte vetëm profesionale dhe efektive, por ne po ashtu kemi luajtur futboll kualitativ. Kemi marrë pak a shumë gjithë atë që kemi kërkuar nga djemtë”, ka thënë Solskjaer pas ndeshjes, përcjell faqja zyrtare e UEFA-s.

“Të gjithë golat ishin të kualitetit shumë, shumë të lartë. Kundërshtari kishte një rast në pjesën e parë, kur Eric Bailly bllokoj shumë mirë. Katërshja e mbrojtjes dhe po ashtu Sergio Romero janë paraqitur shumë mirë. Djemtë ishin shumë të fokusuar dhe shpirti ekipor ishte në nivelin e duhur”, ka shtuar Solskjaer.

Për Unitedin ishte fitorja më e lartë në një ndeshje nokauti në udhëtim në skenën evropiane që nga viti 1965.

Artikuj të ngjashëm