Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi ka mundur ta transferojë Erling Haalandin për vetëm pesë milionë euro në vitin 2018.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit ka thënë se ia ka rekomanduar Haalandin klubit vetëm gjashtë muaj pasi e mori rolin e trajnerit, por drejtuesit e klubit anglez nuk e kanë dëgjuar atë. Në atë kohë, Haalandi ishte pjesë e Moldes së Norvegjisë.
Sulmuesi shtatlartë më pas iu bashkua Red Bull Salzburgut, e më pas u transferua te Borussia Dortmundi, para se të kalonte te Manchester City në afatin kalimtar të verës vitin e kaluar. Ai ka thyer rekordin për më së shumti gola brenda një sezoni në Premier League dhe aktualisht ka 51 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat për “qytetarët”.