Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli thotë se u largua nga Ferizaj për shkak të borxhit dhe neglizhencës, “thumbon” donatorët e rinj

Foto: Koha

Trajneri Bylbyl Sokoli, e riktheu dhe e mbajti në Superligë Ferizajn, por vetëm 3 javë para se të niste kampionati, u largua nga skuadra.

Për Sportin në KTV, Sokoli ka treguar arsyet që e detyruan ta braktisë Ferizajn.

Sokoli nuk ka pasur durim që t’i presë donatorët e rinj anglezë dhe deri më tani ata, sipas tij, kanë qenë joseriozë.

Ai thotë se edhe po të qëndronte, do të ishte e pamundur që ta përgatiste ekipin për kampionatin e ri, për shkak të kohës shumë të shkurtër.

Bylbyl Sokoli theksoi se ende nuk ka marrë ofertë nga ndonjë klub i Superligës.

Në kampionatin e kaluar, trajneri nga Rahoveci e mori Ferizajn në pozitën e parafundit dhe e shpëtoi nga rënia në Ligën e Parë, madje e dërgoi deri në pozitën e pestë.