Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bylbyl Sokoli largohet nga Ferizaj

Foto: Koha

Bylbyl Sokoli ka njoftuar se më nuk është trajner i Ferizajt.

Trajneri i njohur nuk ka bërë të ditur arsyet e largimit veçse në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar lojtarët dhe stafin e klubit dhe i ka uruar sukses Ferizajt.

Ditë më parë u zyrtarizua privatizimi i Ferizajt, ndërsa nesër pritet të bëhen nënshkrimet zyrtare të kontratave me futbollistët.