Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli në bisedime me Ferizajn

Trajneri i mirënjohur kosovar i futbollit Bylbyl Sokoli është duke biseduar me klubin e Superligës, Ferizaj.

Lajmi është bërë i ditur nga burimet brenda klubit.

“Jemi ne bisedime me trajnerin Bylbyl Sokoli, por ka mbetur të bisedojmë edhe nesër. Të shohim se a do te merremi vesh me të, por gjasat janë të mëdha pasi ai e njeh këtë ambient”, ka thënë një zyrtar i klubit Ferizaj në kushte anonimiteti për KTV-në.

Ferizaj mban vendin e dhjetë me 19 pikë pas 18 ndeshjeve. 

Artikuj të ngjashëm