Zgjim Sojeva do të jetë delegat në Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 21 vjet që do të mbahet në Sllovaki. Evropiani nis të mërkurën dhe përfundon më 28 qershor.
Sojeva do të jetë delegat i UEFA-s në ndeshjet Çeki - Angli, Çeki - Gjermani, Çeki - Slloveni dhe njërën prej çerekfinaleve të Evropianit të Shpresave.
Sojeva tashmë ka krijuar përvojë të vlefshme si delegat i ndeshjeve.
Ka qenë delegat edhe në disa ngjarje e ndeshje tjera të garave të UEFA-s.
Sojeva është menaxher i Përfaqësueses U21 të Kosovës, që tashmë po depërton edhe në futbollin evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa futbollistë nga Kosova te Shqipëria U21
-
FSHF-ja nis përgatitjet për Evropianin e përbashkët me Serbinë
-
Shpallet lista e Kosovës U21 për ndeshjet me Rumaninë e Spanjën
-
Çeferin për Evropianin Shqipëri – Serbi: Na tregon se nuk ka kufij në futbollin evropian
-
FFK-ja nuk përmend Shqipërinë e Serbinë për kualifikimet e “Euro U21”