Zuerichu është mposhtur 3:2 nga Qarabagu të martën, në ndeshjen e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, e vlefshme për rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Për kampionin e Zvicrës shkëlqyen dy mbrojtësit shqiptarë, Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu, të cilët shënuan nga një gol mjaft të vlefshëm.
Kamberi shënoi me kokë në minutën e 65-të për rezultatin 2:1, ndërsa Kryeziu shënoi në të 85-n për rezultatin përfundimtar 3:2.
Përveç tyre, ndeshjen e kompletoi edhe Fidan Aliti që nuk pati paraqitje për t’u vlerësuar. Blerim Xhemajli luajti 76 minuta, ndërsa Bledian Krasniqi pati 14 minuta.
Ndeshja e kthimit luhet pas një javë ne Zuerich.
Në rundin e tretë, fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër fituesit mes Ferencvaroshit ose Slovan Bratislavës.