Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovenia vazhdon pa humbje

Sllovenia ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht, duke kryesuar kështu Grupin A të Eurobasketit. Sllovenët të dielën në Helsinki shënuan fitore me shifrat 78:72 ndaj Greqisë.

Sllovenia kishte qenë gjashtë pikë në disavantazh duke hyrë në çerekun e katërt, por doli tepër e fortë për grekët në periudhën e fundit, ku fundori Goran Dragiq arriti të tejkalonte fillimin e dobët dhe përfundoi furishëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dragiq shënoi nëntë nga 20 pikët e tij në çerekun e fundit, ndërsa supertalenti 18-vjeçar Luka Donçiq luajti ndeshjen e tij më të mirë të Eurobasket 2017, duke realizuar 22 pikë dhe pati edhe pesë kërcime.

“Për ne kjo fitore është edhe më e veçantë pasi e arritëm pas një pushimi shumë të shkurtër. U desh të përballeshim me këmbë të freskëta dhe shumë energji, pasi Greqia ka një skuadër shumë të mirë dhe me përvojë, që mund të ndëshkojë nga gabimet që bën. Por, në fund gjithë lojtarët kontribuuan fort dhe merituan fitoren. Duhet të koncentrohemi tash në ndeshjen e radhës”, ka thënë seleksionuesi i Sllovenisë, Igor Kokoshkov... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.