Liverpooli dhe Chelsea, janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të ri, Assane Diao, ka njoftuar “Fichajes” të enjten. 18-vjeçari këtë edicion është promovuar në ekipin e parë të Real Betisit dhe po impresionon me paraqitjert e tij. Në 14 ndeshje të luajtura deri më tani, Diao ka shënuar 6 gola për ekipin spanjoll.
Mësohet se skuadrat angleze po insistojnë për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, pasi janë të gatshmë të paguajnë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij.
Diao ka dy paraqitje me Përfaqësuesen U21 të Spanjës, ndërsa me skuadrën e Betisit ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Artikuj të ngjashëm