Sport

Skuadra nga Hajvalia fiton titullin te futbollistet

Skuadra EP-Com nga Hajvalia ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në futboll të femrave.

Në ndeshjen e fundit të edicionit, të dielën, kjo skuadër fitoi 5:0 ndaj Lirisë së Prizrenit.

EP-Com ka fituar betejën e fortë me Mitrovicën që kishte dominuar në edicionet e fundit.