Klubi amator Lincoln sot ka shkruar historinë në futbollin anglez.
Lincolni bëhet ekipi i parë amator që pas 103 vjetësh arrin të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, pasi e mposhti ekipin e Premier Ligës, Burnley, shkruan BBC.
Goli i minutës së 89 nga Ragget ishte ai që çoi tutje këtë skuadër të ligës amatore.

Kjo është hera e parë për Lincolnin që arrin të kualifikohet në çerekfinale në 133 vjet histori të klubit.
Dhe një gjë e tillë ka gëzuar tejmase lojtarët dhe tifozët e klubi, festën e të cilëve mund ta shikoni më poshtë.
Great scenes at Sincil Bank when Lincoln scored their last minute winner
— Football Away Days (@footyawayday) February 18, 2017
Credit: @winstano pic.twitter.com/4loJgsZPt3