Arsenali ka fituar 2 me 0 ndaj Sutton Unitedit për të kaluar në çerekfinale të FA Cup.
Sutton që është klub i cili zhvillon garat në ligën e pestë të Anglisë u mposht me golat e Lucas Perezit dhe Theo Walcottit. Në golin e parë të Perezit në minutën e 26-të asistoi Granit Xhaka e te Walcotti, që shënoi në minutën e 55-të, asistoi Nacho Monreal.
Në çerekfinale, “Topçinjtë” do të përballen me Lincoln Cityn, po ashtu garues në ligën e pestë të futbollit në Angli.