Arsenali nuk ka pasur telashe për të fituar ndeshjen e rrethit të pestë të FA Cup. Të hënën mbrëma skuadra londineze fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Portsmouthit.
Sokratis Papastathopoulos shënoi për 1:0 në fund të pjesës së parë (45+4’). Edward Nketiah vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 51-të.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pushuar shumë prej futbollistëve titullarë në këtë ndeshje. Mesfushori kosovar, Granit Xhaka është aktivizuar në minutën e 87-të.
Arsenali ka kaluar në çerekfinale për herë të parë që nga viti 2017.
Artikuj të ngjashëm