Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pa telashe ndaj Oxfordit, siguron ndeshjen me Manchester Cityn

Arsenal FA Cup

Arsenali nuk ka hasur telashe për ta kaluar Oxford Unitedin në raundin e tretë të Kupës FA. Të hënën mbrëma, Arsenali fitoi 3:0 në udhëtim ndaj skuadrës së kategorisë së tretë angleze. Skuadra lidere e Premier Leauges, fitoren e siguroi në pjesën e dytë. Për 1:0 shënoi Mohamed Elneny në minutën e 63-të.

Më pas Eddie Nketiah realizoi dy gola për rezultatin përfundimtar, 3:0. Ai shënoi në minutën e 70-të dhe të 76-të. Granit Xhaka luajti prej minutës së 62-të për Arsenalin. Menjëherë në minutën e 63-të londinezët kaluan në epërsi. Në raundin e katërt të Kupës FA, Arsenali luan ndaj Manchester Cityt, rivalit për titull të kampionit në Premier League. Ndeshja do të luhet në Manchester.

https://dubz.co/v/rg7w76

https://dubz.co/v/2qtrrb

https://dubz.co/v/8f8w59