Leicester City ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA për herën e parë që prej edicionit 1981/82.
“Dhelprat” të dielën mbrëma e eliminuan nga gara Manchester Unitedin. Takimi në stadiumin “King Poëer Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1.
Vendësit kaluan në avantazh në minutën e 24-t, kur topin gabimisht të pasuar nga Fredi e kuptoi Kelechi Ihenacho, i cili mposhti portierin Dean Henderson dhe e realizoi golin e katërt në dy ndeshje.
Unitedi megjithatë i barazoi shifrat pak para fundit të pjesës së parë. Mason Greenwood në minutën e 38-t, e mposhti portierin Kasper Schmeichel.
Por, Youri Tielemans e ktheu avantazhin e Leicesterit me një gjuajtje përtokë në minutën e 52-t pas asistimit të Ihenachos, i cili vetë e realizoi golin e tretë dhe të fundit në ballafaqim.
Edhe
Leedsi fiton ndeshjen dramatike, kalon në gjysmëfinale
Leicesteri asnjëherë nuk e ka fituar Kupën FA dhe ka humbur në finale në katër raste.
Në gjysmëfinale do të përballet në Wembley me Southamptonin. Fituesi i këtij dueli do të luajë kundër Chelseat ose Manchester Cityt në finalen e 15-t majit.