Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli arrin në çerekfinale të League Cup

Liverpooli ka arritur në çerekfinale të Kupës së Ligës së Anglisë.

Liverpooli në 1/8 e finales triumfoi në udhëtim ndaj klubit të Kategorisë së Dytë, Preston N.E. me rezultatin 2:0. Takumi Minamino (62’) dhe Divock Origi (84’) shënuan golat për Liverpoolin.

Tutjte në League Cup ka kaluar edhe Tottenhami që ka ngadhënjyer ndaj Burnleyt me rezultatin 1:0 dhe Brentfordi që fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Stoke Cityt.