Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në çerekfinale të Kupës FA

Liverpooli është kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA.

Liverpooli të mërkurën mbrëma fitoi në “Anfield” ndaj Norwich Cityt me rezultatin 2:1. Takumi Minamino shënoi të dy golat për Liverpoolin. Për 1:0 shënoi në minutën e 27-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 39-të.

Norwichi ngushtoi rezultatin në minutën e 76-të. Lukas Rupp shënoi për 2:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Milot Rashica startoi te Norwichi, ndërsa luajti deri në minutën e 61-të.