Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniari paralajmëron largimin nga Interi

Milan Skiriniar nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Interi nëse merr ndonjë ofertë të mirë, ndonëse mbrojtësi sllovak ka thënë se tani për tani është plotësisht i fokusuar te ekipi italian.

Skriniar është njëri prej mbrojtësve më të kërkuar në tregun e futbollit, me skuadrat si Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Barcelona, Tottenhami, Liverpooli e Manchester Unitedi që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

“Një përvojë e re jashtë Italisë nuk është aspak e keqe, ndonëse tek Interi po ndihem mirë dhe kam kontratë”, ka thënë Skiriniar, i cili ka shtuar se klubi ende nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.

Skriniar këtë edicion ka 23 ndeshje dhe tre gola të shënuar për Interin në të gjitha garat.