Milan Skriniar ka paralajmëruar se do të vazhdojë kontratën me Interin përkundër interesimit të Manchester Unitedit për shërbimet e tij.
Klubi anglez është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe 23-vjeçari shihej si përforcim i duhur shkaku i formës që tregoi me Interin gjatë sezonit të kaluar.
“Është mirë të dish se vlerësohesh nga klubet evropiane, por kurrë nuk kam menduar të largohem”, ka thënë sllovaku për “La Gazzetta dello Sport”.
“E ardhmja varet nga klubi dhe unë pranoj çfarëdo që vendoset. Agjenti im është në bisedime me klubin. Ende nuk ka përfunduar asgjë, të shohim çfarë do të ndodhë”.