Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar shpreson ta vazhdojë kontratën me Interin

Milan Skriniar konfirmon se dëshiron të mbetet tel Interi edhe pas vitit 2023.

“Mendoj se do të qëndrojë gjatë dhe besoj se klubi do të më bëj ofertë të re për vazhdimin e kontratës”, ka thënë Skriniar, shkruan “FCInternews”.

27-vjeçari e mori çmimin si lojtari më i mirë sllovak për herën e tretë rresht dhe foli për një media lokale pas ceremonisë.

“E fituam titullin sezonin e kaluar dhe shpresojmë ta përsërisim suksesin edhe sivjet. Jemi prapa në tabelë, por Serie A është ligë e balancuar dhe do të kthehemi për të triumfuar. Milani dhe Napoli janë para nesh, por ne kemi një ndeshje më pak të luajtur. E duam titullin dhe do të japim gjithçka për t’ia arritur një gjëje të tillë”, u shpreh ai.

Kontrata e Skriniarit me Interin përfundon në qershor të vitit 2023. Ai ka luajtur 204 ndeshje me Interin qëkur u transferua për 30 milionë euro nga Sampdoria në vitin 2017.