Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar do të mbetet tek Interi

Milan Skrinari, inter milan, sport, futboll, koha, 17 prill

Milan Skriniar nuk do të shitet gjatë kësaj vere nga Interi. “L’Equipe” ka bërë të ditur se nuk ka pasur progres në negociatat në mes Interit dhe Paris Saint-Germainit për sllovakun.

Klubi italian nuk është pajtuar me ofertën e francezëve dhe negociatat janë ndërprerë.

Interi po kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë Skrinarin.

Drejtuesit e klubit francez mund të përfshijnë ndonjë futbollist në ofertën e re, por mbetet të shihet se a do të pranohet nga drejtuesit e Interit.