Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Skriniar afër rinovimit me Interin

Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar duket se është bindur nga oferta e re e klubit për të vazhduar kontratën.

Skriniar një vit më parë iu bashkua Interit nga Sampdoria dhe nga ajo kohë ai është kthyer në njërin prej mbrojtësve më të mirë në Serie A.

Duke parë interesimin e klubeve tjera për qendërmbrojtësin, Interi ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re ku ai do të ketë një rritje page, transmeton kp. 

Agjenti i Skriniar i ka kërkuar Interit një pagë prej tre milionë eurosh në vit dhe kjo kërkesë pritet t’i plotësohet nga ana e drejtuesve të klubit.

Për Skriniar kanë shprehur interesim Barcelona dhe Manchester United.

Artikuj të ngjashëm