Sport

Skitari Tahiri merr vaksinën anti-Covid

Skitari kosovar, Albin Tahiri, është vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes Facebook-ut ku shkruan se nuk ka pse të shqetësohet më.

31-vjeçari ka ironizuar me pretenduesit që thonë vaksina është lloj çipi duke thënë se nëse zhduket diku, mund ta gjejnë përmes saj.

“Më në fund s’kam pse të shqetësohem më. Nëse rastësisht zhdukem diku, mund të më gjejnë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Finally i don't have to worry anymore. If i accidentally fall over the edge of the earth, they can locate me now.

Posted by Albin Tahiri on Friday, January 8, 2021