Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.
Teksa ka treguar që tashmë është vaksinuar edhe me dozën e tretë, ai i ka kërkuar Qeverisë që t’i shfuqizojë masat anti-COVID që hyrën në fuqi me 22 janar.
“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t'i heq ato”, ka shkruar Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: AAK-ja po shihet si alternativë serioze, po fuqizohet gjithandej
-
MSH-ja miraton vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi 12 vjeç
-
Kurti: Vaksina, arma më e fortë ndaj COVID-19
-
MSH-ja bën thirrje për vaksinim: Pandemia nuk ka mbaruar
-
Afër 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë anti-COVID