Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka top-katërshe për Tottenhamin, Unitedi merr fitore të madhe

Tottenham Hotspur sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve. Humbja nga Aston Villa të shtunën ia ka shuar shpresat që të kenë një vend në top-katërshen e Premier Leagues.

Aston Villa triumfoi 2:1.

Jacob Ramsey (8’) dhe Douglas Luiz (72’) realizuan për vendast. Harry Kane nga penalltia në minutat e fundit shënoi për rezultatin përfundimtar.

Aston Villa dhe Tottenhami kanë nga 57 pikë në vendin e shtatë respektivisht gjashtë. Vendi i shtatë dërgon në Ligën e Konferencës, ndërsa i gjashti në Ligën e Evropës.

Manchester Unitedi ka marrë fitore tejet të rëndësishme për të siguruar një vend në katërshen e madhe. Të shtunën, Unitedi triumfoi 2:0 ndaj Wolvesit.

Anthony Martial (32’) dhe Alejandro Garnacho (90’) shënuan në fitoren e Unitedit.

Edhe Tottenhami fiton dhe del nga zona e rënies Futboll Tottenhami fiton dhe del nga zona e rënies

Unitedi tani ka 66 pikë në vendin e katërt, aq sa ka edhe Newcastle i vendit të tretë. Liverpooli i pesti ka 62 pikë. Kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund për këto skuadra.

Wolvesi e ka siguruar mbijetesën.