Korrespondentja e Liverpoolit, Melissa Reddy për Goal raporton se nuk ka marrëveshje ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës për Coutinhon, pasi klubi nga Anfield Road nuk dëshiron shitjen e tij.
Mediat spanjolle kanë raportuar se ishte arritur një marrëveshje ndërmjet klubeve për 120 milionë euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtyre raporteve thuhet se madje Liverpooli as që ka negociuar marrëveshjen me Barcelonën, pasi kategorikisht është kundër shitjes së brazilianit, që është pika kyçe e lojës së Jurgen Kloppit.
Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona, që e sheh zëvendësues ideal të Neymarit,i cili u bashkua në këtë afat kalimtar me PSG-në për 222 milionë euro.