Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sissoko tërhiqet nga futbolli aktiv

Ish-mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, të martën është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare, kanë njoftuar mediumet e huaja.

Sissoko së fundi ishte pjesë e ekipit të kategorisë së dytë të Francës, Sochaux. “Futbolli është jeta ime, por kam vendosur të tërhiqem përfundimisht. Mendoj se ky është vendimi i duhur edhe pse kisha vështirësi për ta pranuar”, ka thënë Sissoko.

Ai ka karrierë të pasur në Evropë, pasi pos Juventusit, ka luajtur edhe tek Auxerre, Valencia, Liverpooli, PSG-ja, Fiorentina, Levante e Ternana. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e skuadrave, si Shanghai Shenhua (Kinë), Pune City (Indi), Kitchee (Hongkong), Mitra Kukar (Indonezi) dhe San Luis (Meksikë).

Sissoko ka zhvilluar 34 paraqitje dhe ka realizuar dy gola me Përfaqësuesen e Malit.