Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sindroma e stinorit të tretë të Mourinhos

Vetëm një herë Jose Mourinho ka qëndruar në stinorin e katërt në një klub, por u largua nga Chelsea para Krishtlindjes, gjatë periudhës së parë të tij te klubi londinez.

Trajneri 55-vjeçar është në stinorin e tij të tretë te Manchester Unitedi, por qysh tash po përmendet si trajneri i radhës në Premier League që pritet të largohet, shkruan sot Koha Ditore.

Por çfarë po e shtyn Mourinhon drejt largimit pas tre stinorëve? Dhe a performojnë skuadrat e tij në stinorin e tretë më dobët se në dy të parët? BBC Sport ka hulumtuar faktet.

I ndërtuar për sukses afatshkurtër?

Pasi ka nisur karrierën si trajner me një periudhë të shkurtër te Benfica, Mourinho pati një gjysmëstinor të suksesshëm te Uniao de Leiria që e shtyu drejt emërimit më pas në krye të Portos si 39-vjeçar, në janar të vitit 2002.

Në stinorin 2001/02 ai e ngjiti Porton nga pozita e pestë në ligë kur e mori deri në të tretën. Në stinorin 2002/03, siguroi titullin e kampionit të Portugalisë, fitoi Kupën UEFA dhe fitoi Kupën e Portugalisë. Në stinorin 2003/04 ai fitoi titullin e Portugalisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Portugalisë, ndërsa atë verë iu bashkua Chelseat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm