Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho mund të bëhet sërish trajner i Chelseat

Jose Mourinho nuk e ka të sigurt qëndrimin te skuadra e Romës. Bëhet e ditur se trajneri portugez ka marrë ofertë për ta drejtuar sërish skuadrën e Chelseat.

Mourinho te Chelsea punoi nga viti 2013 deri në vitin 2015. Ai më herët ka drejtuar edhe Benfican, Porton, Interin, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.

Nën drejtimin e Mourinhos, Roma aktualisht zë vendin e tretë në Serie A me 44 pikë. Mourinho vlerësohet prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit.

Media në Angli të martën kanë shkruar që Mourinho do të kthehet te Chelsea.