Denis Simani konsiderohet si mbrojtës agresiv. Një lojtar si Simani i është dashur Luzernit, thotë trajneri Mario Frick. “Ai është pikërisht lojtari që i duhet Luzernit tani”, ka thënë Frick për “Blick” të mërkurën”. Edhe Simani thotë se urren humbjen.
“Kështu jam unë në fushë. Unë luaj në mënyrë agresive. Nuk mund të jem agresiv sot dhe jo nesër. Unë e urrej humbjen”, ka thënë Simani që iu bashkua Luzernit në fillim të këtij muaji nga skuadra e Vaduzit, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.
Me Luzernin që është i fundit në Superligën e Zvicrës, Simani ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.
“Ne kishim nevojë për një djalë të ashpër në fushë, me një kokë të nxehtë”, thotë drejtori sportiv i klubit, Franz Burgmeier.
Simani do të luaj për herë të parë për Luzernin në ndeshjen kundër Baselit më 30 të këtij viti. Ai thotë se është në formë të mirë.
“Jam në formë sa kam qenë për shumë vite. E di që do të jetë e vështirë për Luzernin në pjesën e dytë. Por, ne do të bëjmë gjithçka për t’u larguar nga fundi i tabelës. Stërvitjet po shkojnë shumë mirë”, ka thënë qendërmbrojtësi 30-vjeçar.